A po ndërhyn LeBron në transferimet e Lakers? Ja çfarë thotë lojtari

Afati i transferimeve në NBA po vazhdon, dhe skuadra e Lakers po kryen lëvizjet e saj.

Sport

07/02/2019 21:31

Los Angeles Lakers objektivin kryesor e kanë lojtarin e New Orleans Pelicans, Anthony Davis, që deri më tani nuk kanë arritur ta transferojnë.

Lakers kishin ofruar tetë lojtarë në total për shërbimet e super qendrës, por skuadra e Pelicans nuk u bind ta lirojë lojtarin.

Për këto plane në afatin e transferimeve, është thënë se ka gisht edhe ylli i LA, LeBron James, por ky i fundit ka hedhur poshtë këto zëra.

“Nuk ka asgjë që më duhet të garojë në këtë ligë, që nuk e kam. Nuk jam duke ndjekur asgjë” ka thënë LeBron, shkruan “Bleacher Report”, transmeton lajmi.net.

Duket se LeBron James nuk i intereson nëse skuadra do t’ia sjellë edhe një super yll për ta ndihmuar në rrugën për titullin e kampionit.

James u afrua tek Lakers gjatë verës së kaluar, nga skuadra e Cleveland, të cilën e dërgoi për katër vite radhazi në finalen e NBA. /Lajmi.net/