A po kalon Icardi te Real Madrid? Ja çfarë thotë Zanetti

Ka kohë që Mauro Icardi po lidhet me një kalim te Real Madridi.

Merkato

06/11/2018 11:04

Real Madridi ka nevojë të madhe për një sulmues, pasi Karim Benzema nuk po arrin ta ndihmojë skuadrën.

Javier Zanetti ka thënë se Mauro Icardi është i lumtur te Interi dhe nuk shqetësohet për lajmet që e lidhin atë me një kalim te madrilenët.

“Icardi është shumë i lumtur te Inter dhe ne nuk jemi të shqetësuar nga interesimi i Real Madridit”, ka thënë fillimisht legjenda nerazure, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi në dijeni për situatën tonë në klub dhe nuk jemi në presion që të shesim lojtarë.

“Mauro është ylli jonë i skuadrës andaj ne natyrisht se nuk duam ta shesim atë”, ka thënë më tej Zanetti. /Lajmi.net/