A po ju tradhëton partneri juaj? Nëse arsyetohet kështu, atëherë ka gjasa se po

Tradhëtia gjithmonë është prezent aty ku ka dashuri!

Lifestyle

18/02/2018 21:36

Sipas studimeve të mëparshme, të paktën 45% e meshkujve dhe 21% e grave në Britani të Madhe pranojnë të ishin jobesnikë në të kaluarën.

Nëse e kuptoni se partneri juaj është me dikë tjetër, ky padyshim se është një tronditje e madhe për ju, transmeton lajmi.net.

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se nëse partneri juaj ju thotë se ishte i mbërthyer në trafik, kjo mund të nënkuptojë se ai po mashtron .

Studime të tjera kanë treguar se Londra është qyteti i 7-të më i mbushur në botë, prandaj nuk është çudi që shkelësit e kurorës po tradhëtojnë partnerin e tyre.

Ndërkohë, 25% e njerëzve besonin se “shkuarja në palestër” është mënyra më e mirë për të mashtruar partnerët e tyre, ndërkohë që 20% do të rrinë me takimet e sigurta dhe të thjeshta.

Lajmi i keq për mashtruesit është se justifikime të tjera, të tilla si të luajnë golf ose të shkojnë në peshkim, nuk do të funksionojnë gjatë muajve të dimrit, gjë që e bën më të vështirë që ata të largohen nga gënjeshtrat e tyre.

Shfajësimet kryesore të mashtrimit:

1. Mbytur në trafik (37%)

2. Shkuarja në palestër (25%)

3. Takimet e mbingarkuara në punë (20%)

4. Të tjera (10%)

5. Shkuarja në pijetore (5%)

6. Vizitimi i një anëtari të familjes (3%). /Lajmi.net/