A po i mungon Shqipërisë Lorik Cana? Përgjigjet Mërgim Mavraj

Për mbrojtësin e përfaqësuese shqiptare, Mërgim Mavraj, disfata me Izraelin është rrjedhojë e një paraqitje të dobët të lojatareve dhe jo faji i skemës së përdorur apo e trajnerit De Biasi.

Sport

04/06/2017 23:05

Mbrojtësi që mbajti sot shiritin e kapitenit deklaroi gjithashtu për “SuperSport” se nuk kishte rëndësi kush ishte lideri i skuadrës, pasi rezultatet nuk vendoseshin në dhomat e zhveshjeve.

Për rrjedhën e ndeshjes

“Besoj se kemi bërë detyrën që kemi pasur për të krijuar raste me një skuadër që u mbyll mbrapa. I kishim dy-tre raste por nuk i shfrytëzuam, humbëm mundësitë për të mbyllur ndeshjen. Në pjesën e parë Luksemburgu nuk kishte raste për të shënuar gol. Morëm atë që deshëm pasi ashtu ruajtëm portën tonë”

Për lojën nën nivel

“Ka qenë miqësore, nuk ishte ndeshja me Izraelin. Kjo nuk është mënyrë për të kërkuar falje, por edhe në ndeshjet me Maqedoninë dhe Spanjën nuk kemi arritur në nivelet tona. Këtë problem e kanë skuadrat e vogla që kanë arritur një herë në kampionat, janë gjëra të cilat ndodhin”.

Nëse është faji i skemës së përdorur

“Jo, faji është te lojtarët. Është e vështirë të thuash faj, pavarësisht se çfarë formacioni apo kush luan, me Luksemburgun duhet të jetë një paraqitje më e mirë, edhe me rezultat. Nuk ka të bëjë me formacionin apo lojtarët. Çdo lojtar duhet të pyesë veten që a është maksimumi në cilësi personale ajo që ka dhënë”.

Nëse kishte mosimpenjim të lojtarëve

“Çdo lojtar, edhe ata që nuk luajnë, edhe ata që nuk ishin, në këto ndeshjet e kaluara, çdo lojtar duhet të pyesë veten a ka arritur maksimumin e asaj që ka dhënë. A po kontribuon si më parë, duhet ta shtrojë si pyetje edhe Mërgimi e çdo lojtar tjetër”.

Nëse diskutohet për gabimet

“Ishim bashkë edhe para ndeshjes. Jemi gjithmonë bashkë. flasim ku është pengesa, ku duhet përmirësuar. Nuk është se ishte vetëm një gabim, çdo lojtar sot nuk e ka arritur formën e vet”.

Për të ardhmen e Kombëtares

“Në Izrael do të bëjmë një ndeshje komplet ndryshe. Do luajmë për pikë, për shansin, për emrin, për vendin e tretë. Nuk krahasohet, do të shohim një skuadër komplet tjetër dhe besoj se do të shohim fytyrën e vërtetë të kombëtares tonë”.

Nëse ndjehet mungesa e një lideri si Cana dhe kush e zëvendëson

“Besoni që në dhomat e zhveshjeve vendoset ndeshja? Nuk e di se sa eksperiencë keni në këtë pjesë të sportit por në dhomat e zhveshjeve nuk është vendosur kurrë ndeshja. Besoj se asnjë lojtar në historinë e kombëtarë i vetëm nuk e ka bërë dallimin.

Ne gjithmonë si skuadër i kemi arritur sukseset së bashku. Nuk ka qenë asnjëherë një lojtar që ka bërë diferencën. Në këtë aspekt këto janë cilësitë tona që duhet t’i tregojmë prapë. Asnjë lider i vetëm.

Normalisht kur nuk arrin rezultatet e duhura, flasin njerëzit, kërkojnë, mund të bisedojnë për të kaluarën, ata që nuk janë prezent. Mund të kërkojnë edhe Taren e Rrakllin. Por jemi para ndeshjes me Izraelin dhe duhet të përqendrohemi këtu”.