A po e ‘shkatërrojnë’ fantazmat këtë zyre? (Video)

Disa pamje shqetësuese të aktiviteteve paranormale, janë regjistruar në një zyre, ku shihet se si fluturojnë letra, përplasen dyer- por a mendoni se kjo video është e vërtetë?

Bota

14/01/2016 14:37

Kamerat e sigurisë në një zyre në Manchester, shfaqin se si ekranet e kompjuterëve ndizen, letrat fluturojnë, dyert përplasen, shkruan Express.uk, transmeton lajmi.net.

Papers were scattered across the floor

Kjo video ka kohë që është publikuar por njerëzit në mediat sociale dhe disa media janë duke u munduar të zbulojnë se pse po ndodhin këto aktivitete paranormale, pasi disa besojnë se janë fantazmat ato që “shkatërrojnë” këtë zyre.

The PC screens all flash at once

Por, disa ekspertë të fantazmave në Manchester, të cilët e kanë analizuar këtë video, thonë se ajo është falso.

A paranormal investigator said it is fake

“Edhe pse videoja është mirë e xhiruar, ajo është falso. Disa prej skenave qartësisht duket se janë edituar por gjithsesi është një video e realizuar mirë”, thotë Scott Mackinnon i cili drejton qendër Phoneix për Hetime Paranormale./lajmi.net