A po e mbyt puna gjumin tuaj?

Në bazë të një studimi që është bërë në Londër, ata njerëz që janë më të shëndetshëm – kanë 20 për qind më shumë gjasa që të kenë një gjumë të mirë, për çdo mbrëmje të caktuar, pavarësisht faktorëve të tjerë. Studimi gjithashtu ka shqyrtuar se si profesionet e veçanta ndikojnë në shprehitë e gjumit.…

Lifestyle

21/10/2013 20:39

Në bazë të një studimi që është bërë në Londër, ata njerëz që janë më të shëndetshëm – kanë 20 për qind më shumë gjasa që të kenë një gjumë të mirë, për çdo mbrëmje të caktuar, pavarësisht faktorëve të tjerë.

Studimi gjithashtu ka shqyrtuar se si profesionet e veçanta ndikojnë në shprehitë e gjumit.

Njerëzit në profesionin ligjor, për shembull, bëjnë gjumë më të mirë në shumicën e netëve. Prodhimet dhe shërbimet e punëtorëve janë më keq se ata që bëjnë gjumë shumë të mirë, bazuar nga disa studime të Këshillit të HuffPost.

Ata që kanë gjumin më të keq? Janë ata që punojnë me burime njerëzore.

Në përgjithësi, njerëzit nuk flenë aq sa duhet të flejë një njeri rreth 7 deri në 8 orë gjumë për një ditë, siç shumica e të rriturve kanë nevojë. Rreth 40 për qind të njerëzve të rritur që punojnë në profesion ligjor duhet të bëjnë gjumë për 9 orë çdo natë.

Ndërsa për 21 për qind të njerëzve që punojnë në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Shumë njerëz që punojnë në këto profesione bëjnë gjumë vetëm 4 ose 5 orë në ditë.

Çfarë duhet të bëni para se të flini: Ta përdorni  Laptopin, pini një gotë qumësht të nxehtë, ose një çaj kamomil. Përderisa pini atë që keni zgjedhur, hidhni një sy inbox’it. Shikoni televizor dhe lexoni ndonjë magazinë ose librin tuaj të radhës.