A po agjëron Zaimina? (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari duket se për këtë muaj të Ramazanit ka lënë anash paraqitjet shumë provokuese dhe është afruar nga feja.

ShowBiz

29/05/2017 15:23

Një foto e publikuar nga vetë ajo, ka ngjallur dyshimet se këngëtarja po agjëron muajin e shentjë Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Në Insta-Story, Zaimina ka postuar një foto në të cilën shihet ushqimi i përgatitur për iftar, madje ajo sipër fotos shkroi ‘Iftar’ duke vënë emojit e duarve duke u lutur.

Kujtojmë që disa prej artistëve tanë agjërojnë këtë muaj, madje ka prej tyre që ndërprejnë të gjitha aktivitetet muzikore deri në përfundim të Ramazanit. /Lajmi.net/