A mund t’i vëreni delet në këtë fotografi? (Foto)

Një fermere nga Kanada rastësisht ka kapur një ‘iluzion optik’, që i ka bërë qindra dele të padukshme.

Fun

07/11/2015 16:36

Çdo ditë, fermerja Leizel Kennedy zgjohet në mëngjes për t’i lëshuar më shumë se 500 delet e saj. Por këtë javë, ajo u zgjua në mëngjes për të kuptuar se delet e saj kishin ‘humbur’.

Ajo shikonte fushat e mbuluara me borë dhe nuk mund t’i dallonte fare delet, transmeton lajmi.net.

Ajo më pas eci më përpara në fushë për të shikuar barin ngjyrë kafe që dallohej mbi borë. Kur u afrua, ajo filloi t’i dallojë ato. Asaj iu desh që të afrohej 15 metra afër tyre, në mënyrë që të kuptonte se a ishin ato aty.

Kështu, ajo e fotografoi këtë iluzion optik dhe e shpërndau në rrjete sociale, për të parë nëse njerëzit e tjerë mund t’i dallonin ato – pasi që ajo nuk mundi. (lajmi.net)

Shikoni fotografitë dhe shihni se a mund t’i dalloni ato:
Sheep-illusion-2-twittersheep-illusion-3-twitterSheep-illusion-4-twitter