A mund t’i shmangeni Facebookut për 99 ditë?

Çfarë nëse ju kërkohet që të bëni një lloj tjetër të agjërimit? Për shembull të mos hyni në Facebook për 99 ditë. A do të mundnit?

Lifestyle

10/07/2014 19:38

Çfarë nëse ju kërkohet që të bëni një lloj tjetër të agjërimit? Për shembull të mos hyni në Facebook për 99 ditë?

Kjo ide apo sfidë është vendosur nga një agjenci kreative daneze e quajtur Just.

Sipas Facebook, një përdorues shpenzon mesatarisht 4 orë në ditë në rrjetin social.

I quajtur “99 Ditët e Lirisë”, iniciativa jo-profitabile dëshiron që njerëzit ta provojnë të qëndrojnë pa Facebook për 99 ditë sepse do të ndihen më të lumtur.

Ata i kërkojnë një përdoruesi që të heqin dorë nga Facebooku për një periudhë prej 99 ditësh, duke kompletuar kështu lumturinë e tyre sidomos në ditët 33, 66 dhe 99.

Për 99 ditë, do të thoshte se shumë orë të shpenzuara në Facebook më parë tani do të zëvendësoheshin me orë të mësimit apo të aftësive të tjera, tha agjencia.

“Ne gjetëm se përdoruesit e Facebook kanë një marrëdhënie të komplikuar me Facebookun”, tha Merjin Straathof, drejtor në Just.

Pasi që ata i kishin parë rezultatet e studimit emocional të Facebook, vendosën që ta lansojnë këtë sfidë.

“Ne vendosëm që kjo sfidë të jetë për 99 ditë, duke shpresuar që njerëzit të mund të largohen më tepër nga rrjetet sociale dhe t’i përkushtohen më shumë jetës reale”, shtoi Straathof.