A mund t’i gjeni dy tigrat e fshehur në park? (Foto)

Një fotografi e publikuar së fundmi shfaq dy tigra tri metra të gjatë duke pushuar në park, por përdoruesit e rrjeteve sociale e patën të vështirë t’i gjejnë.

Fun

18/05/2017 21:00

Parku Blair Drummond ka dy tigra gjigant Genghis 19 dhe Bella 14, të cilët pak kush arrin t’i vërej derisa pushojnë në hijet e pemëve të këtij parku, transmeton Telegrafi.

Tigrat e llojit Amur, janë të specializuar në kamuflim e në veçanti kur janë afër ndonjë kafshe që ia kanë mësyrë.

Tigrat Amur gjenden më shumë në Rusi dhe pjesën lindore të Kinës, dhe besohet se ekzistojnë vetëm 400 në mbarë botën.