A mund të vdesësh nga dashuria?

Shkencëtarët thonë se mund të vdesësh nga dashuria.

Lifestyle

01/11/2014 22:19

Kur njëri prej partnerëve të çiftit mbetet vetëm, sigurisht nëse është në moshë të thyer, ka shumë mundësi që të takojë shumë shpejt në botën tjetër njeriun e dashur.

Zbulimi erdhi pas një studimi të ekspertëve skocezë, të kryer të 58 mijë çifte të martuarish.

Studimi nisi prej vitit 1991 dhe u pa se 40% e grave dhe 26% e burrave vdiqën në një periudhë tre-vjecare, pasi kishin mbetur të vetëm. 12% e personave vdiqën në të njëjtën ditë që vdiq edhe partneri i tyre, transmeton Lajmi.net.

Kush mbetet i/e ve, ka nevojë për ndihmë

Mesazhi që arrin nga ky studim është shumë i qartë: Nuk ka rëndësi se përse ka vdekur një prej partnerëve; tani duhet treguar shumë kujdes për mashkullin apo femrën që ka mbetur vetëm. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje sepse ndodhen në një gjendje emotive shumë të dobët.