A mund të vdes njeriu nga anemia e theksuar?

Termi “anemi” i referohet reduktimit poshtë vlerave, normave të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve.

Lifestyle

21/02/2017 17:35

Ndërsa nga ana funksionale, mund të përkufizohet si pakësimi i kapacitetit transportues të furnizimit të qelizave me oksigjen.

Shkaqet e anemisë janë të shumta, por më të zakonshme dhe që ne hasim më shpesh në praktikën tonë mjekësore janë anemitë e shkaktuara nga mungesa e hekurit dhe gjakrrjedhja.

Në rastin e pacientit, për të dhënë një përgjigje të saktë së pari duhet të dimë se për çfarë anemie të theksuar bëhet fjalë, dhe çfarë nënkupton pacienti me rrezik.

Nëse flasim në kuptimin e humbjes së jetës, edhe kjo mund të ndodhi në qoftë se pacienti është në moshë të vjetër dhe ka probleme të tjera shëndetësore, kryesisht ate që kanë të bëjnë me zemrën, shkruan Shendeti +.

Por në vetvete anemia nuk është se përbën ndonjë rrezik, thjesht e pengon pacientin në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, pasi siç dihet anemia shoqërohet me lodhje, dobësi trupore, shkurtim frymëmarrje etj.