A mund të vaksinohemi gjatë shtatzënisë?

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të flisni rreth vaksinimit me mjekun tuaj para ngjizjes së fëmijës, kështu ai dhe ju do të jeni të mbrojtur gjatë 9 muajve.

Lifestyle

21/11/2017 16:39

Vaksina mund t’ju mbrojë nga disa infeksione, por në disa raste mund të jetë e dëmshme të kryhet në shtatzani. Nëse mendoni se keni ngelur shtatzanë deri në 4 javë nga vaksinimi, duhet të flisni me mjekun në lidhje me mundësinë e pasojave që mund të ketë lënë tek fëmija.

Cilat janë vaksinat që mund të kryhen edhe në shtatzani?

· Vaksina e gripit. Mund të merret përgjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.
· Tetanozi/difteria/kola e mirë (pertusis). Gjithmonë e specifikon mjeku nëse duhet kryer ose jo.

Vaksinat që nuk duhet të kryhen në shtatzani janë:

· Hepatiti B;
· Hepatiti A. Nuk rekomandohet duke qënë se nuk ofron siguri për ecurinë e mirë te shtatzanisë;
· MMR (fruth, parotid, rubeolë). Edhe nëse gruaja e ka bërë duhet të presë të paktën 1 muaj para se të tentojë        për shtatzani;
· Varicela. Duhet të merret të paktën një muaj para shtatzanisë;
· Vaksina kundër poliomelitit;
· Vaksina kundër meningjitit;
· Vaksina kundër tuberkulozit, etj./Pernenat