A mund të udhëtojnë kosovarët në Zvicër kur të hiqen vizat?

Komisioni Evropian ka publikuar sot një raport lidhur me rekomandimin pozitiv që i është dhënë Kosovës për heqjen e vizave, në të cilin është specifikuar se kosovarët mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, dhe po ashtu në katër shtete të tjera që janë pjesë e Zonës Schengen.

Lajme

18/07/2018 18:55

Katër shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia janë pjesë e Zonës Schengen dhe kosovarët mund të udhëtojnë në këto shtete me pasaporta biometrike, në rast se liberalizohen vizat.

“Pasi që propozimi legjislativ të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, populli i Kosovës me pasaporta biometrike nuk mund të lëvizë pa viza për qëndrime më të shkurtra se 90 ditë në të gjitha shtetet anëtare të BE përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe mund të lëvizë pa viza në katër vendet e lidhura me Zonën Shengen (Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën)”, thuhet në njoftimin për media të Komisionit Evropian.

Kosovarët me liberalizim të vizave nuk mund të udhëtojnë në Britani të Madhe dhe Irlandë. Këto dy shtete nuk janë pjesë e Zonës Shengen, prandaj edhe më tej kosovarët do të duhet të marrin vizë, shkruan lajmi.net.

Për të udhëtuar në Zonën Shengen ju duhet ta keni pasaportën biometrike dhe qëndrimi mos të jetë më shumë se 90 ditë, në të kundërtën do të hyni në të ashtuquajturin “shengen i zi”. /Lajmi.net/