A mund të përfundojë procesi i dialogut pa Amerikën? – Lajmi.net
A mund të përfundojë procesi i dialogut pa Amerikën?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:09, 11 January 2019
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj thotë se ekipi negociator për bisedime me Serbinë edhe më herët ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen në procesin e dialogut mes dy shteteve.

I pyetur se a do të mund të kryhet ky proces pa ndërhyrjen e Amerikës, zv/kryeministri Enver Hoxhaj tha se nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

Ai shtoi se Amerika edhe në raste tjera ka pasur partnerë evropianë të cilët në bashkëkoordinim i kanë shtyrë proceset përpara.

Kujtojmë se tash e sa kohë zyrtarë serbë kanë paralajmëruar se me involvimin direkt të SHBA-ve në  dialog, do të kërkojnë edhe përfshirjen e Rusisë.

Ndërkaq mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka konfirmuar presidenti Donald Trump me letrën e dërguar presidentit Thaçi, si dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO