A mund të ndikojë në shanset e mbetjes shatzënë seksi i tepërt?

Njëra prej shqetësimeve më të mëdha të njerëzve të dhënë pas seksit të vazhdueshëm me partnerin e tyre është se 'a mund të rrezikohet shansa për të mbetur shtatzënë nëse bëjmë seks çdo ditë?'. Zbulojeni përgjigjen e mjekëve.

Lifestyle

24/10/2014 20:06

Mjekët thonë jo. Përderisa disa çifte besojnë se duhet ta ruajnë spermën e mashkullit deri në momentin ekzakt të ovulacionit për të mbetur shtatzënë, kjo nuk është në të vërtetë e nevojshme.

Duke pasur marrëdhënie seksuale çdo ditë nuk do të zvogëlojë shanset tuaja për të mbetur shtatzënë. Por, nuk duhet të bëni seks kaq shpesh për këtë qëllim.

Ju dhe gruaja juaj e krijoni shansën më të mirë konceptues nëse bëni dashuri çdo dy ditë ose tre ditë gjatë gjithë ciklit të gruaj suaj, transmeton Lajmi.net.

Duke pasur marrëdhënie të vazhdueshme për disa ditë do t’i ndihmojë trupit tuaj për të siguruar spermë të cilësisë së mirë thonë studiuesit. Kjo është shpesh e mjaftueshme për të siguruar që sperma është e pranishme në tubat fallopiane të gruaj suaj, kur ajo ovulon.

Për meshkujt të cilët kanë sasi të ulët të spermës, vëllimi i saj mund të ndikohet nëse marrëdhënia është shumë e shpeshtë. Kjo për shkak se nuk mund të ketë kohë të mjaftueshme për të plotësuar spermën.

Përveç kësaj, duke u përpjekur që të bëni seks çdo ditë mundet vetëm që të ju forcojë juve. Nuk ka nevojë që ta ruani spermën tuaj për momentin ekzakt kur veza e gruas tuaj është liruar. Duke u përpjekur që ta futni spermën vetëm gjatë ovulacionit mund të jetë shumë e mërzitshme dhe e panevojshme, transmeton Lajmi.net.

Të mos bësh seks shpesh nuk është mirë gjithashtu, nëse dëshironi një spermë të shëndetshme dhe të fortë.

Në vend të kësaj brenge, provoni që të keni një jetë seksuale pa stres, dhe përpiquni që të bëni dashuri çdo dy apo tre ditë, kur jeni që të dy në humor.