A mund të mësosh seksin e mirë? Ja disa këshilla

Disa mund të thonë se është e lehtë të bësh seks. Por të jesh një mjeshtër në krevat nuk është edhe aq e thjeshtë. Ekspertët thonë se diçka e tillë mund të trajnohet. Eksperti amerikan, Lou Paget jep disa këshilla:

Lifestyle

27/07/2017 15:58

Teknika: Problemi më i shpejtë është se ai vjen shumë shpejt në orgazëm. Ushtrimet e legenit mund të ndihmojnë që të kontrollosh derdhjen. Kombinoni lëvizjet e shpejta me ato të avashta gjatë seksit. Edhe ajo ka vështirësi që të vijë në orgazëm. Masazhoni vazhdimisht klitorin dhe përdorni jo vetëm dorën e partnerit, por edhe dorën tënde.

Gjuha: Kush dëshiron seks të mirë duhet të mësojë të flasë për dëshirat dhe fantazitë. Shumë çifte e kanë të vështirë. Niseni duke i vendosur emra të ndryshëm pjesëve intime të trupit të partnerit. Duket e thjeshtë dhe ndoshta komike, por kështu hapen dyert.

Optika: Bëni diçka për fitness-in tuaj. Njerëzit që janë të vetëdijshëm janë edhe më të mirë në krevat. Kjo shton akoma më shumë ndjesinë e një seksi të mirë.

Kuptojeni trupin: Profesionistët e mirë e dinë se si të kontrollojnë pasionin dhe hormonet. Shumë gra, gjatë ovulacionit kanë dëshirë të madhe për seks. Partnerët e zgjuar e përdorin këtë për eksperimente erotike. /Lajmi.net/