A mund të kthehet procesi i zgjedhjeve nga fillimi në Prishtinë dhe Prizren, tregon Smaka

Zhurmë e madhe po vazhdon të bëhet për Prishtinën e Prizrenit, ku ditë më parë Gjykata Supreme vendosi ta rrëzoj vendimin e PZAP-së për mos rinumërim të votave në këto dy komuna.

Lajme

30/11/2017 14:55

Mirëpo, si LDK-ja në Prishtinë, ashtu dhe PDK-ja në Prizren, nuk po pajtohen më këtë vendim, andaj LDK është duke përgatitur që lëndën të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmi.net ka kontaktuar me njohësin e çështjeve juridike, Riza Samka, se a mundet Gjykata Kushtetuese të kthej procesin e votimit në Prishtinë.

Smaka tha se kur Gjykata Kushtetuese vendos për çështje të Gjykatës së Përgjithshme bënë një funksion që nuk i takon.

“Në Kosovë mund të ndodh çdo gjë, por kur Gjykata Kushtetutare, deri tash jo rrallë herë, janë dërguar dhe vendos çështje të Gjykatës së Përgjithshme, ka marr një funksion që nuk i takon”, ka thënë ai.

Smaka deklaroi se “Gjykata Kushtetutre do të duhej t’i trajtonte procese rreth papërputhshmërisë në bazë të dispozitave ligjore apo nënligjore me kushtetutën”.

Duke folur për zgjedhjet lokale në Prishtinë dhe Prizren, Smaka tha, se sipas rregullit fitorja e subjektit të caktuar në komuna është e pakontestueshme.

“Sipas rregullit, institucioni, Gjykata Kushtetutare në këtë çështje, aq më parë kur është e implikuar në mënyrë të saktë, është e pakontestueshme fitorja e caktuar e subjektit politik në këto qytete”, potencoi më tutje Smaka.

Njohësi i çështjeve juridike, tha se partitë politike kanë të drejt të dërgojnë lëndë në Gjykatën Kushtetuese, e atëherë është në diskrecion të Gjykatës të vendos.

“Kanë të drejt, por Gjykata mund ta trajtojë kërkesën e pabazuar, të pa lejuar, të lejuar, por është në diskrecion të Gjykatës Kushtetutare”, tha me tutje Smaka. /Lajmi.net/