A mund të jetojmë pa seks? Po, por me këto pasoja – Lajmi.net
A mund të jetojmë pa seks? Po, por me këto pasoja
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSexShëndeti 19:32, 29 October 2017
Është e vërtetë që mund të jetohet pa seks…por…ama disa pasoja i ka.

Nëse mendoni që të mos bësh seks nuk ka asnjë pasojë për shëndetin, gaboheni, sepse seksi ndikon shumë në shëndetin tonë, qoftë zik dhe atë mendor. Njerëzit që nuk bëjnë seks kanë pasoja: tek gratë vagina ka tendencë të bëhet më pak elastike; tek burrat shtohet rreziku për të vuajtur nga impotenca; sistemi imunitar do të dobësohet në mënyrë të dukshme; sistemi kardio-vaskular ka tendencë të ketë komplikime; humori i mirë dhe lumturia do të jenë shumë të luhatshme.
Avantazhet e të bërit seks, shtrihen përtej dhomës së gjumit! Seksi ndihmon të mbash aktiv sistemin imunitar “ Njerëzit që janë seksualisht aktivë, janë më pak të sëmurë”- thotë Yvonne K. Fulbright, ekspert i shëndetit seksual. Njerëzit që kanë jetë seksuale të rregullt kanë nivele më të larta mbrojtëse ndaj viruseve dhe baktereve të ndryshme.

Seksi shton libidon.

Dëshirë për të pasur një jetë seksuale më aktive? Kryeni sa më shumë marrëdhënie seksuale. Për gratë, të kesh marrëdhënie seksuale të rregullta do të thotë të mbash të shëndetshëm lubrikimin e vaginës dhe elasticitetin e saj.

Seksi është një ushtrim i mirë fizik.

Nuk do të zëvendësojë kurrë stërvitjen e mirëlltë, por seksi patjetër është një ushtrim i mirë zik.

Gjatë seksit ne konsumojmë afërsisht 5 kalori në minutë.

Seksi ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një jetë e mirë seksuale është e mirë dhe për shëndetin e zemrës. Përveç se është një mënyrë e mirë për të mbajtur në ekuilibër estrogjenet dhe testosteronin. Kur një nga këto ulet, llojmë të kemi shumë probleme, siç është osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës. Burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kanë 50% më pak mundësi të vdesin nga sëmunde zemre, krahasuar me ata që nuk kanë jetë të rregullt seksuale.

Seksi ul dhimbjen. Para së të pish një aspirinë, provo një orgazëm- thotë Barry R. Komisaruk, profesor në Universitetin e Nju Xhersit. “ Kemi zbuluar që stimulimi vaginal mund të bllokojë dhimbjen kronike të shpinës dhe këmbëve. Dhe shumë gra na kanë thënë se vetëstimulimi i vaginës mund të ulë dhimbjet menstruale, dhimbjet e artritit dhe në disa raste dhe dhimbjet e kokës”- thotë Komisaruk.

Seksi ul mundësinë e kancerit në prostatë.

Burrat që ejakulojnë në mënyrë frekuente, të paktën 21 herë në muaj kanë më pak mundësi të sëmuren nga kanceri në prostatë. Jo gjithnjë duhet një partnere për të përtuar nga kjo: ejakulimi gjatë natës, masturbimi dhe marrëdhëniet seksuale janë të gjitha pjesë që ndikojnë

Fjalët kyçe: pasojat, Seksi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3