A mund të jetë ky rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit?

Analisti politik, Armend Muja, ka paraqitur një grafikon në faqen e tij në Facebook ku ka parashikuar se si, sipas tij, mund të dalin partitë në zgjedhjet e 11 qershorit,

Lajme

29/05/2017 14:44

“Në grafikon është paraqitur rezultati i pritshëm zgjedhor dhe numri i vendeve në Kuvend që secili koalicion zgjedhor mund të pres. Përllogaritja është bërë duke integruar të dhënat e tendencës paraprake, mesatares së sondazheve dhe tendencës së dalje në votime.

“Ne bazë të këtij projeksioni koalicioni PDK/AAK/Nisma pritet t’i ketë rreth 341,000 votues, koalicioni LDK/AKR/Alt pritet t’i ketë rreth 252,761 votues, Vetëvendosje rreth 138,242, ndërsa të tjerët rreth 82,343 votues”.