A mund të jetë gjenetike të qenit në mbipeshë?

Fajësimi i gjeneve është një shfajësim që bëhet shpesh për të qenit në mbipeshë.

Lifestyle

22/09/2016 08:14

Mirëpo studimet tregojnë se çdo kush është i gatshëm të humbë peshë duke mbajtur dietë e duke ushtruar, pavarësisht përbërjes së ADN-së.

Sidoqoftë, nëse e kanë gjenetike që të shtojnë peshë më shpejtë, këto gjene nuk ua ndalojnë njerëzve që të humbin peshë.

Tani përfundimisht shkencëtarët e kanë thënë fjalën e tyre: Nuk mund t’i fajësoni më gjenet për mbipeshën tuaj.

John Mathers nga Universiteti Newcastle që e ka udhëhequr edhe punën e ekipit që ka kryer studimin, ka thënë se përmirësimi i dietës dhe të qenit aktiv fizikisht, do t’ju ndihmojnë të humbni peshë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.