A mund të dashuroni dy meshkuj në të njejtën kohë

Sigurisht që mundeni të dashuroni dy persona në të njejtën kohë mirëpo kurrë nuk keni provuar një gjë të tillë. Dashuria është mjaftueshëm e komplikuar, e vështirë dhe kërkuese andaj as që mendoni të dashuroni dy persona në të njejtën kohë.

Lifestyle

01/09/2016 03:18

Shpesh ju ndodh që edhe pse jeni në lidhje me dikë të ndjeni fluturat në bark kur të shihni një person tjetër i cili është i hareshëm,i ëmbël, i butë, dhe menjëherë dashuroheni në të. Faktin që jeni në lidhje e kupton vetëm truri pasiqë zemra nuk mund të dijë kufij nëse është duke kërcyer nga gëzimi.

Këtu nuk kemi të bëjmë me tradhëti, me atë se nuk jeni e kënaqur në lidhje, nuk kemi të bëjmë me aferën për të mbrojtur martesën apo me aferën që ju bën të ndjeheni më e gjallë. Situata është më e komplikkuar se kaq, ju dëshironi të jeni në lidhjen që jeni mirëpo dëshironi edhe një mashkull të ri pranë jush dhe ëndërroni se si që të tre keni mirëkuptim. Ndonjëherë ju vijnë mendime se nuk do të mund të përballoni tërë këtë kompleksitet të gjërave, mendoni se si do të ishte nëse njëri prej tyre do të neglizhohej dhe filloni të ndjeni faj ende pa bërë asnjë gjë.

Kur duam dikë, i përkushtohemi me tërë vullnetin, besnikërinë, dhe vazhdojmë të zgjedhim të njejtin person sërish. Lidhja e përkushtuar është monogame dhe fortësia e karakterit në të vlerësohet njejtë sikurse mirëkuptimi dhe butësia. Në jetë mund të keni shummë sfida dhe mund të takoni persona që ju destabilizojnë, ju bëjnë të mendoni për lidhje me ato apo edhe të krijoni lidhje poliamore, mirëpo realiteti është se ju duhet ti rezistoni këtyre tundimeve dhe të bëni që lidhja juaj me partnerin të arrijë deri në atë nivel që mos të ndjeni nevojën për një person tjetër në jetën tuaj./femra.net/