A mund të bëni seks gjatë ciklit menstrual, ja 6 gjëra që duhet t’i dini – Lajmi.net
A mund të bëni seks gjatë ciklit menstrual, ja 6 gjëra që duhet t’i dini
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 19:16, 9 April 2018
Shumica e njerëzve pyesin se a duhet të kenë marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve? A është e sigurtë? A do ta pëlqejnë këtë e posaçërisht partneri?

Kemi biseduar me Tara Ford, mjeke asistente në qendrën mjekësore për seksualitetin femëror, në New York për të marrë përgjigjet e duhura.

Ja se çfarë duhet të dini për të pasur marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve – të mirat, të këqijat dhe parregullësitë.

Mjekët thonë bëjeni atë

“Nëse pacienti është i kënaqur me të, atëherë vazhdoni të bëni seks gjatë tërë mujit pa pasur ndërprerje” – thekson Ford. Është krejtësisht e natyrshme dhe e sigurtë për të dy partnered.

Që të shamngni njollat (shqetësimi më i madh i pacientëve), ajo rekomandon të vendosni ndonjë peshqir poshtë krevatit, ose ta bëni në dush. Dhe mos u shqetësoni nëse shihni njola të kuqe gjaku apo ngjyrë kafe të errët gjatë ose pas seksit; kjo ndodh për shkak të mbetjes së gjakut të vjetër në mitrën tuaj, dhe është krejtësisht normale.

Do ta pëlqeni shumë atë

Dëshira për seks është e ndryshme për çdo femër, disa mund të jenë shumë në disponim gjatë periodave të tyre ndërsa disa të tjera mund të jenë jo në disponim, për shkak të ciklit menstrual. Kjo ndodh për shkak se estrogjeni dhe testosterone janë në nivel të ulët gjatë ditës së parë, por fillojnë të ngriten pas ditës së tretë.

Për më tepër, rrjedhja juaj mund të jetë lubrifikim shumë i mirë gjatë seksit, dhe kjo mund të rrit edhe më shumë kënaqësinë seksuale. Nëse zakonisht përdorni lubricant gjatë marrëdhënieve, atëherë kjo mund të jetë koha më e përshtatshme për lubrifikim natyral.

…Edhe partnerit do ti pëlqejë gjithashtu

Femrat nuk duhet të dyshojnë se partnerit të tyre nuk do ti pëlqejë. Madje, në shumicën e rasteve janë femrat që nuk dëshirojnë të bëjnë seks gjatë ciklit në raport me meshkujt. Secili çift është i ndryshëm dhe disa janë më të hapur me njëri tjetrin. Komunikoni me partnerin për dëshirat tuaja dhe do të arrini në mirëkuptim.

Mund ta reduktoni rrëmujën

Nëse vendosni prezervativ femëror mund të ndihmojë ta zvogëloni sasinë e gjakut gjatë rrjedhjes, thekson Ford. Nëse nuk jeni të rehtashëm gjatë përdorimit të tyre, mund të provoni pozicionet seksuale ku ndjeheni më rehat.

Keni opcione

Nëse nuk jeni në gjendje të keni marrëdhënie gjatë ciklit menstrual, nuk do të thotë se nuk mund ti gëzoheni gjërave tjera të kënaqësisë seksuale. Mund të vendosni një tampon dhe partneri të fokusohet në klitorisin tuaj, thotë Ford, dhe gjithashtu ajo mund të ndihmojë partnerin me stimuli manual apo me gojë.

Mos harroni mbrojtjen

Mund të ngeleni shtatzënë edhe nëse keni seks gjatë ciklit menstrual. Disa perioda zgjasin më shumë se një javë dhe ndonjëherë ovulacioni i një femre mund të përputhet me atë të menstruacioneve. Për më tepër, sperma mund të jetojë nga 3 deri në 5 ditë. Nëse përdorni contraceptive oral nuk ka pse shqetësoheni, përndryshe merrni këtë në considerate.

Gjithashtu është mirë të mbroheni ngase cerviksi juaj është i hapur gjatë ciklit dhe keni gjasa të merrni sëmundje infective seksuale./femra.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO