A mund ta përmbysë Barca Realin? Përgjigjet Zidane

Zinedine Zidane ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

Sport

15/08/2017 19:19

Real Madrid e fitoi 3:1 ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’.

Në konferencën e mbajtur sot për shtyp, Zidane është pyetur për një përmbysje të mundshme të rezultatit nga Barcelona, teksa është përgjigjur se në futboll nuk është asgjë e sigurt, dhe se çdo gjë mund të ndodhë

“Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Tani është edhe një ndeshje e kthimit dhe ne duhet të luajmë mirë sepse Barcelona është një skuadër e mirë dhe mund të na vë në vështirësi”, ka deklaruar Zidane, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Në ndeshjen e parë ata kishin shanset e tyre. Ne duhet të luajmë një ndeshje të mirë”, ka shtuar ai.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 23:00./Lajmi.net/