A mund ta gjeni pandën në këtë fotografi?

A mund ta dalloni ku ndodhet panda? Kjo është pyetja me të cilën po përballen mijëra përdorues në rrjete sociale.

Fun

22/12/2015 16:21

Ky vizatim, i realizuar nga artisti hungarez Gergely Dudas, ka bërë konfuzë shumë njerëz, në përpjekje për të dalluar se ku ndodhet panda mes këtyre pleqve prej dëbore.

Fotoja u postua fillimisht në Facebook dhe deri më tani është shpërndarë rreth 100.000 herë dhe ka mijëra shikime.

Ndonëse një pjesë e mirë arritën ta dallonin pandën pa shumë mundim, për shumë të tjerë, misioni rezultoi më i vështirë.

Vetë Gergely, duke folur për i100 tha: “Popullariteti “pandës” më ka habitur, më duket ende e pabesueshme, por më bën shumë të lumtur! Më bëhet shumë qejfi që njerëzit pëlqyen diçka që kam bërë”. /tvklan

panda-snowman