A mund ta gjeni çfarë kanë të veçantë këto piktura?

Në pamje të parë, të gjitha duken si piktura të zakonshme, por nëse i shikoni më me kujdes do të vini re se këto punime artistike nuk janë ashtu siç duken.

Fun

12/10/2017 16:22

Veprat janë krijuar nga 30-vjeçarja Hazel Zakariya, e cila “pikturon” portrete dhe peizazhe nëpër tasa duke përdorur vetëm ushqime.

Me anë të shkopave të ushqimit kinez dhe thikave, gruaja nga Zelanda e Re shpenzon rreth 6 orë për të bërë vizatime kafshësh dhe personazhesh nga filmat, transmeton tch.

Përbërësit e përdorur zakonisht janë krem kokosi, kakao, fara luledielli, boronica e shumë të tjera. Në fund, vizatimet zbukurohen me petale lulesh.

Kllouni Pennywise nga filmi horror “It”

Jesse Pinkman, personazh i serialit “Breaking Bad”

Filmi “La La Land”

Walter White, personazhi kryesor i serialit “Breaking Bad”