A mbaron këtu ëndrra e kosovarëve për t’i parë këta yje në Përfaqësuesen e Kosovës? (FOTO)

Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj i kanë thënë “JO” përfundimisht Kosovës.

Sport

26/08/2016 17:23

Të tre këta futbollistë bëjnë pjesë në listën e Zvicrës për ndeshjen e 6 shtatorit me Portugalinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë.

Në këtë listë mungon Xherdan Shaqiri, i cili sipas njoftimit të Federatës së Zvicrës, është i lënduar, përcjell Lajmi.net.

Ky grumbullim i kosovarëve të Zvicra, lë të kuptohet se ata kanë refuzuar t’i bashkëngjiten Kosovës, edhe pse në deklaratat e tyre në të kaluarën, e kishin lënë të hapur mundësinë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.