A konsiderohet seksi si ushtrim?

Hulumtimet thonë se 30 minutat e seksit mund të djegin 85 deri në 100 kalori. Por, hej, mos mendoni ta zëvendësoni palestrën në emër të seksit. Mirëpo, pse të mos ushtrojmë për një seks më të mire?

Lifestyle

18/09/2013 09:53

Kur mendojmë për stërvitje seksi, na përfytyrohet skena e filmit “Mr. and Mrs. Smith”, ku Angelina Jolie dhe Brad Pitt gjuajnë njëri-tjetrin rreth kuzhinës. Fatkeqësisht, jo çdo lidhje është si kjo, me intensitet të lartë. Por, sa kalori mendoni se ne i shpenzojmë në këtë akt?!

Thuhet se një marrëdhënie seksuale djeg midis 100 dhe 300 kalori.

Dëgjojmë gjatë gjithë kohës që seksi është një stërvitje e madhe, por cilat janë faktet?

Sa konsiderohet seksi si ushtrim? Seksi djeg kaloritë pak. Nuk  duhet ta zëvendësoni me palestrën. Nuk mund të krahasohet një stërvitje e mirë në palestër, siç mund të mendoni.

Sipas një studimi të kryer nga New England Journal e Mjekësisë, seksi zgjat gjashtë minuta dhe djegia mesatare e kalorive është 21 kalori.

A e bënë një orgazëm e rreme seksin më të mirë?!

Si një filozof i stërvitjeve dhe një njeri qe gjen mënyra për të humbur kalori duke ndenjur në kompjuter ose dukë vozitur veturën, kjo do të ishte një statistikë shumë zhgënjyese.

Sipas VitaDocs, 30 minutat e seksit mund të djegin 85 deri në 100 kalori, e nëse e ndjeni se keni një jetë të fuqishme seksuale, ndoshta jeni në një fund të lartë të kësaj statistike. Kjo i bën njerëzit të mendojnë. Ndoshta nuk kemi nevojë të heqim dorë nga ushtrimet tona në palestër në emër të seksit, sepse ka shumë mënyra qe mund t’i zgjedhim këto seks-ushtrime.

Ja disa ide rreth kësaj:

Seks para mëngjesit. Për të bërë seks në mëngjes është një ide shumë e mirë për shumë arsye. Nivelet e testosteroneve të mashkullit janë më të larta mes orës 7 dhe 8 të mëngjesit. Gjithashtu, në qoftë se bëni kohë për një seancë gjysmë ore në mëngjes, mund të zgjoheni nga shtrati dhe të filloni drejt me stërvitjet e mëngjesit, sepse tani vetëm jeni të ndezur. Kjo është një arsye për ta rregulluar alarmin në mëngjes .

Nuk ka më arsye! Bëj më shumë seks këtë javë.

Në një mesatare të një klase të Yoga’s, mund t’i digjni diku rreth 100 deri në 300 kalori për gjysmë ore. Nëse praktikoni disa lëvizje të Yogas gjatë seksit, digjen më shumë kalori dhe muskujt zgjatën në mënyrë perfekte.

Ushqehuni për durim. Ushqimet si  fiku, manaferrat, boronicat, kikirikët, banania, hudhra e madje edhe çokollata, kanë pontencial për të rritur qëndrueshmërinë seksuale te njeriu.

Ndryshoni! Me seks-ushtrime, si me çdo ushtrim tjetër, keni nevojë për ndryshime të reja gjatë gjithë kohës. Duke provuar lëvizje më sfiduese, ju përdorni muskujt e ndryshëm për stabilizim, duke e habitur trupin tuaj vazhdimisht (gjithashtu edhe partnerin), dhe duke arritur një stërvitje të mirë.

Nëse ju gjeni veten në disa pozita të njëjta në çdo kohë për të bërë seks, atëherë është koha që definitivisht të ndryshoni diçka.

Angazhoni thelbin tuaj në çdo kohë, derisa jeni duke bërë seks. Duke u fokusuar në thelbin dhe në shtrëngimin e muskujve rreth legenit, jo vetëm që do t’i forcojë muskujt e barkut por do ta bëjë të duket barku juaj i rrafshët dhe me muskuj.

Seksi nuk konsiderohet si ushtrim primar për ushtrimet tuaja të përditshme, kështu që pse të mos ushtrojmë për një seks më të mire?

Hulumtimet tregojnë se gratë që ushtrojnë rregullisht kanë jetë më aktive seksuale, arrijnë orgazmën më shpejt dhe janë më të lehta se femrat që rrinë ulur. Për më tepër, gratë janë më të përgjegjshme seksualisht pas 20 minuta të ushtrimeve të fuqishme. Në mesin e meshkujve, ushtrimi i shkurtër intensiv është i  lidhur me nivelet e rritura të testosteroneve, të cilat mund të stimulojnë interesimin seksual dhe sjelljen.

Duke kërkuar për një stërvitje të shpejt dhe një dush të nxehtë, një stërvitje sexy, çdo mëngjes,  mund t’ju bëjë të ndjeheni mirë.