A keni probleme me bark pasi konsumoni qumësht? Ja pse!

Nëse po keni probleme me bark pas konsumimit të qumështit, kjo është arsyeja.

Lifestyle

01/11/2015 10:40

Intoleranca e laktozës do të thotë se trupi nuk mund ta tretë lehtë laktozën, një lloj sheqeri natyral që gjendet në qumësht dhe produkte të qumështit.

Kur laktoza lëvizë nëpër zorrën e trashë pa u tretur siç duhet, mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme të tilla si gazra, dhimbje barku dhe fryrje. Disa njerëz të cilët kanë intolerancë të laktozës nuk mund të tretin ndonjë produkt të qumështit.

Të tjetër mund të hanë ose të pinë sasi të vogla të produkteve të qumështit ose lloje të caktuara të produkteve të qumështit pa probleme. Intoleranca e laktozës është e zakonshme tek të rriturit. Një sfidë e madhe për njerëzit të cilët janë intolerantë ndaj laktozës është të mësojnë si të hanë për të shmangur këtë ‘siklet’ dhe të marrin kalcium mjaftueshëm për eshtra të shëndoshë.

Intoleranca e laktozës ndodh kur zorra e hollë nuk bën mjaftueshëm enzimë të quajtur laktazë. Trupi juaj ka nevojë për laktazë për të tretur laktozën. Intoleranca e laktozës zakonisht trashëgohet nëpër familje, dhe simptomat zakonisht zhvillohen gjatë adoleshencës ose më vonë, shkruan lajmi.net.

Shumica e njerëzve me këtë lloj të intolerancës së laktozës mund të pinë pak qumësht ose të hanë produkte të qumështit pa probleme. Nganjëherë zorra e hollë ndalon marrjen e laktazës pas një sëmundjeje afatshkurtër të tillë si gripi i stomakut apo fibroza cistike.

Ose zorra e hollë ndonjëherë ndalon marrjen e laktazës pas një operacioni për heqjen e një pjese të zorrës së hollë. Në këto raste, problemi mund të jetë i përhershëm apo i përkohshëm.

Në raste të rralla, të porsalindurit janë intolerantë ndaj laktozës. Një person i lindur me intolerancë të laktozës nuk mund mund të hajë apo të pijë asgjë me laktozë. Disa foshnje të lindura para kohe kanë intolerancë të laktozës për shkak se ata nuk janë ende në gjendje që të bëjnë laktazë. Pasi një foshnje fillon të bëjë laktazë, kjo gjendje largohet.

Simptomat e intolerancës së laktozës mund të jenë të buta dhe të rënda, në varësi të asaj se sa shumë laktazë bën trupi juaj. Simptomat zakonisht fillojnë 30 minuta deri në 2 orë pasi pini qumësht apo hani produkte të qumështit. Nëse keni intolerancë të laktozës, simptomat tuaja përfshijnë:
Fryrje
Dhimbje
Gurgullima apo tinguj të ndryshëm në barkun tuaj
Gazra
Diarre (lajmi.net)