A keni ndonjë problem apo sëmundje të zemrës? Mund ta zbuloni për 30 sekonda në shtëpi

Sëmundjet dhe problemet e zemrës janë shumë të zakonshme në ditët e sotme, kështu që nëse jeni të shqetësuar për gjendjen tuaj të zemrës dhe doni të jeni të sigurt se çdo gjë është në rregull, ka një metodë.

Lifestyle

19/01/2018 16:46

Sigurisht, kjo metodë është zbuluar nga një grup hulumtuesish mjekësorë dhe është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Ju mund ta bëni atë në shtëpi! Vetëm prekni pjesën e sipërme të këmbëve me gishtat e dorës! Nëse mund ta bënë këtë atëherë jeni në gjendje të mirë dhe zemra juaj është e shëndetshme, pra nuk keni probleme me zemrën, transmeton lajmi.net

Si duhet ta provoni këtë “metodë”:

Së pari, qëndroni drejtë mbi dysheme me këmbë, pastaj përpiqni duke u krusur ngadalë që të prekni majën e gishtrinjëve tuaj me duart tuaja. Nëse jeni mjaft fleksibil për të prekur këmbët, zemra juaj është e shëndetshme.

Kur përfundoi studimi – studiuesit gjetën një lidhje midis elasticitetit arterial dhe trupit, veçanarisht në pjesëmarrësit në këtë studim që ishin të moshës mbi 40 vjeç. Ata konfirmuan se njerëzit që kanë sëmundje të zemrës nuk mund të prekin këmbët.

Sigurisht, kjo metodë sipas hulumtimeve është shumë efikase dhe nëse nuk mund t’i prekni këmbët me gishtrinjtë e dorës atëherë duhet ta vizitoni mjekun, por natyrisht që vizitat dhe kontrollat e përgjithëshme tek mjeku, janë të domosdoshme./Lajmi.net/