A keni dëgjuar për ‘Qytetin e të Vdekurve’ që ndodhet në Rusi !? |FOTO GALERI|

Në fshatin e largët Dargavs të Rusisë ndodhen varrezat e lashta të cilat e i japin emrin atij lokacioni edhe si 'Qyteti i të vdekurve'. Dargavs është mbresëlënës jo vetëm për shkak të numrit të madh të mauzoleumeve por edhe për shkak të peisazhit jashtëzakonisht të bukur që e rrethon.

Fun

15/09/2015 16:14

Në këtë lokacion ndodhen më shumë se 100 varre të lashta të ndërtuara prej gurit, ku janë të varrosur njerëzit që jetonin në këtë luginë. Së bashku me njerëzit në këto varreza janë varrosur edhe gjësendet dhe paisjet e tyre dhe rrobat, disa prej tyre janë aq të mëdha deri në katër kate, por shumica e varreve janë njëkatëshe. Të gjitha ato janë të ndërtuara në të njejtin stil të arkitekturës që njihet edhe me emrin specifik ‘Nakh’.

Për këtë lokacion ekzistojnë edhe shumë mite dhe legjenda – në të kaluarën, besohet se banorët vendas i janë shmangur këtyre varrezave sepse besonin që askush nuk mund të kthehet i gjallë nga to. Kurse sipas një legjendet tjetër, besohet se në shekullin 17 kur këtë rajon e kishte ‘vizituar’ murtaja, banorët për t’u izoluar nga fshati dhe njerëzit e shëndoshë, të prekurit nga murtaja në mënyrë vullnetare ishin vendosur brenda mureve të këtyre kasollave dhe me durim e kishin pritur fatin e tyre. Kur kishin vdekur, trupat e tyre ishin lënë brenda kasolleve.

E ky destinacion ka filluar të jetë shumë tërheqës për turistët nga e gjithë botë, përkundër rrugës së vështirë për të arritur atje. /lajmi.net

Mountain looming over Dargavs: The City of the Dead

Skeletons inside Dargavs Crypt, Russia

Close-up image of building, ruins of settlement, Dargavs, Russia

dargavs-north-ossetia-4

dargavs-north-ossetia-1

dargavs-north-ossetia-2

dargavs-north-ossetia-6

dargavs-north-ossetia-9

dargavs-north-ossetia-12

dargavs-north-ossetia-16