A keni dëgjuar për parkun e lojërave që gjendet 120 metra në thellësi të Tokës |FOTO & VIDEO|

Nëse në planet tuaja të udhëtimeve e keni vendosur edhe Rumaninë - atëherë kurrsesi mos harroni që këtë atraksion t'a vendosni në listën e gjërave që duhet patjetër t'i shihni, e deri atëherë kënaquni me pamjet në imazhet dhe videon më poshtë.

Fun

28/08/2015 09:28

Salina Turda në Rumani është një nga minierat e kripës më të vjetra në botë, në dokumente të ndryshme emri i saj daton në vitin 1075. Ka funksionuar si minierë nga shekulli i XVII e deri në vitin 1932, kur kishte filluar të përdorej si vend për ruajtjen e djathit dhe strehimore në raste bombardimi, kurse në vitin 1992 ishte transformuar në një park nëntokësorë të lojërave.

Me një thellësi maksimale deri në 120 metra nën sipërfaqen e tokës, ky park ka disa hapësira dhe kate të cilat ende mbajnë dukjen klasike. Aty ka një amfiteatër, teren për mini-golf, tabela ping-pongu, fushë basketbolli, bowling, një rrotë ‘ferris’, dhe një luhatëse. Vizitorët mund të lundrojnë në një liqen të vogël, me barka, përderisa janë duke i shijuar pamjet shkëlqyese të stalaktiteve, apo të rrëshqasin për në pushimore, shumëçka e dizajnuar nga njerëzit, temperatura gjithnjë është optimale, gjithashtu edhe lagështia e ajrit, dhe hapësira është pa bakterie dhe alergji.

/lajmi.net