A kemi vërtet një numër të caktuar të rrahjeve të zemrës gjatë gjithë jetës

"Besoj se çdo njeri e ka një numër të caktuar të rrahjeve të zemrës", thotë thënia e famshme. "Nuk e kam ndërmend t’i humbas rrahjet e mia duke vrapuar dhe duke bërë ushtrime."

Fun

23/05/2018 18:09

Në kundërshtim me atë që mund të keni dëgjuar, Neil Armstrong kurrë nuk e ka thënë këtë. Për më tepër, ai nuk u pajtua me këtë. Por, sado që është keqatribuuar, a ka të drejtë Armstrongu kur e kundërshton?

Përgjigjja më e thjeshtë është ‘po’. Nuk ka numër të saktë të rrahjeve të zemrës suaj, apo pulsit deri në ndalimin e tij. Prandaj, dilni dhe ushtroni (pasi të keni mbaruar me leximin e këtij artikulli, natyrisht).

Por ekziston një përgjigje më komplekse, një përgjigje që sugjeron se ekziston të paktën një lloj lidhjeje midis ritmit të zemrës dhe jetëgjatësisë së përgjithshme.

Në vitin 2013, një ekip hulumtuesish danezë i publikuan në revistën BMJ Heart 16 vjet pune në pak më pak se 5.200 meshkuj.

Nga rreth 2.800 individë që e dhanë një bankë të denjë të të dhënave mjekësore, pak më shumë se një e treta kishin vdekur nga fundi i provës për shkaqe të ndryshme.

Përshtatja e normave pushuese të zemrës të mostrave me normën e vdekshmërisë i shtyu studiuesit të besonin se pulset më të larta lidhen me një shans më të madh të vdekjes.

Ata me 71 deri në 80 rrahje në minutë e kishin një shans 51 për qind më të madh të vdesin gjatë asaj periudhe, krahasuar me ata me një ritëm pushimi prej më pak se 50 rrahje. Me 81 deri në 90 rrahje në minutë, rreziku ishte dyfish. Mbi 90, rreziku u trefishua.

Në rast se po mendoni se kjo ka të bëjë vetëm me fitnesin apo rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare, ata i morën parasysh këta faktorë. Edhe ata që ishin përndryshe në gjendje të mirë fizike duket se ishin në rrezik, kështu që edhe një herë, mos e përdorni këtë si një justifikim për ta shmangur vrapimin.

Ky konfirmim i lidhjes mes jetëgjatësisë dhe ritmit të zemrës shtrihet përtej njerëzve individualë – kafshët e tjera duket se i binden një rregulli të ngjashëm të përafërt.

Shikoni këtë faqe interneti (http://www.everysecond.io/animal-heartbeats) për ta pasur një ide se çfarë është pulsi juaj kur krahasohet me, për shembull, gjirafën.

Siç e kemi parë, njerëzit e kanë mesatarisht një ritëm të zemrës prej rreth 60 deri në 70 rrahje në minutë, pak a shumë. Ne jetojmë rreth 70 vjet, gjë që na jep pak më shumë se 2 miliardë rrahje.

Pulat e kanë një ritëm më të shpejtë të zemrës prej rreth 275 rrahje në minutë, dhe jetojnë vetëm 15 vjet. Në bilanc, ato gjithashtu i kanë rreth 2 miliardë rrahje.

Ne dukemi me fat. Balena i ka rreth 20 rrahje në minutë dhe jeton pak më shumë se ne. Ajo i ka pak më shumë se një miliardë rrahje zemre.

Elefanti? Provoni 30 rrahje në minutë për rreth 70 vjet, me rreth një miliard rrahje gjithashtu.

Brejtësi i gjorë i vogël e ka një puls të shpejtë prej rreth 450 rrahje në minutë, brenda tre vjetëve të shkurtër. Këto rrahje gjithashtu akumulohen në pak më pak se një miliard.

Ky rregull nuk është i vështirë dhe i shpejtë, duke pasur parasysh dallimet disa milionëshe aty këtu.

Por nëse e shikojmë atë në madhësi relative, duket se ekziston një lidhje e fortë e zemrës në mes të jetuarit të shpejtë dhe vdekjes në rini për të gjitha krijesat e mëdha dhe të vogla.