A ka më shumë Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë, njëri tip prinë për pakë

Vetura "Golf 4" ose “Golf Mk4” nga marka ‘Volkswagen’ dominon në rrugët e vendit tonë, duke lënë kështu pas paraardhësin e tij, "Golf 2".

Lajme

24/08/2018 15:40

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të siguruara nga Kallxo.com, në Kosovë, janë gjithsej 24.457 “Golf 4” krahasuar me 24 mijë e 202 “Golf 2”.

Në vendin tonë kjo veturë shitet me vlerë 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 dhe deri në vlerë afro 30.000 euro.

Vetura, e cila ka arritur shifrën 20 milionë copa të shitura, cilësohet si i fuqishëm, praktike dhe me të gjitha tiparet për t’u konsideruar një veturë klasike.

“Golf 4” doli në shitje në tetor të vitit 1997 dhe vazhdoi prodhimin deri në vitin 2003, dhe ishte makina më e shitur në Evropë në vitin 2001.

Seria e “Golfit 4”, është prodhuar edhe pas vitit 2004 në Kanada, për tregun amerikan, në Brazil dhe Kinë, kuptohet me disa modifikime në pamjen e jashtme, ku dizajnerët janë munduar t’i japin pamje të “Golfit 5”.

Modeli i katërt i tipit “Golf” nga viti 1998-2004 ka fituar gjashtë çmime të ndryshme.