A ka lidhje me Messin festa e Ronaldos? Vjen shpjegimi i papritur

Si asnjeherë më parë, Ronaldo është parë me një mjekër të hollë në ndeshjet e këtij Botërori.

Sport

21/06/2018 15:29

Dhe kureshtja u bë më e madhe, kur pas shënimit të golit të parë ndaj Spanjës ai bëri një gjest ironik.

Mediat hipotezuan se ishte një gjest si provokim në distancë për Messin, por Ronaldo ka sqaruar gjithçka pas ndeshjes me Marokun: “Kjo erdhi pas një shakaje që bëra me Quaresman. Lashë një pjesë të vogël të mjekrës dhe i thashë se nëse shënoj ndaj Spanjës do ta mbaj deri në fund të Botërorit”, sqaroi Ronaldo.

Asnjë ironi në lidhje me Leo Messin, ashtu siç u komentua gjatë këtyre ditëve në media, që e lidhnin me disa foto të Messit që mbante një kec në krahë. Në anglisht dhia shkruhet goat dhe akronimi është ‘Greatest Of All Times’, më i madhi i të gjitha kohërave. Të gjitha shpjegojnë gjestin e Ronaldos, që më shumë se me fjalë, ka folur me gola në këtë Botëror, duke shënuar 3 gola në vetëm 4 gjuajtje. Në 3 Botërorët e mëparshëm Ronaldo kishte shënuar vetëm 3 gola për 75 gjuajtje drejt portës.
Portugalisë i duhet vetëm një barazim me Iranin për të siguruar kualifikimin për në raudin tjetër.