A ka klauzolë të largimit Neymar? Mësohet e vërteta

Marcos Motta, një përfaqësues ligjor i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, ka zbuluar se kontrata e lojtarit brazilian me klubin parisien nuk përmban një klauzolë largimi.

Sport

18/01/2018 20:59

Raportet e fundit kanë sugjeruar se ylli brazilian ka luftuar me thashethemet mbi të që pas lëvizjes së tij nga Barcelona për një rekord botëror prej 222 milionë euro vetëm disa muaj më parë.

Kjo pasi emri i Neymarit ka filluar shumë të lakohet për një transferim të mundshëm te Real Madridi gjatë verës së vitit 2018.
Real Madrid besohet të jetë i interesuar në tërheqjen e një lëvizjeje shokuese për ish-sulmuesin e Blaugranëve, që shihet si zëvendësim për ‘të plakurin’ Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, Marcos Motta, një anëtar i ekipit ligjor të Neymarit, ka konfirmuar se asnjë klauzolë e tillë lirimi nuk ekziston në kontratën e lojtarit dhe se Neymar Snr iu afrua atij për të mbyllur kalimin e tij në PSG në muajin korrik.

“Në kontratën e Neymar Jr, unë mund t’ju garantoj se nuk ka klauzolë për lirimin e tij në tregun e transferimeve”, ka thënë fillimisht Motta.
“Babai i Neymar Jr më dërgoi një SMS në mes të korrikut për të kërkuar që unë të udhëtoja menjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe të përfundoj kontratat”, përfundoi njëri nga përfaqësuesit ligjor të Neymarit.

Ndryshe, mediat spanjolle kanë raportuar se presidenti Florentino Perez ëndërron një treshe sulmuese me Neymar, Eden Hazard dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/