A ka ekzistuar gjithmonë universi apo është krijuar?!

Ka një tërësi provash që tregojnë se Universi nisi me një Big Bang, rreth 14 milionë vjet më parë.

Fun

18/04/2017 21:14

Ne mund të shohim galaksi të largëta që i largohen njëra tjetrës me shpejtësi, dhe hapësira përreth tyre është e mbushur me rrezatim kozmik, intensiteti dhe përhapja e të cilit përkojnë me atë që do të pritej nga shpërthimi i Big Bangut. Por asnjë prej këtyre nuk përjashton mundësinë që të ketë patur një tjetër Univers, para tonit.

Sipas disa teoricienëve, kur teoria e gravitetit e Ajnshtainit bashkohet me teorinë kuantike, Big Bangu mund të jetë në fakt pjesë e një Big Bounce, ku kolapsi i një universi të mëparshëm, mbase shumë të ndryshëm, pasohet nga krijimi i tonit. Ndonëse plot spekulime, këto teori të paktën japin një version për atë që ka ekzistuar para Big Bangut. /bota.al