A ka biseduar Vuçiq me Thaçin dhe Ramën për ndarjen e Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të flas për të gjitha temat që prekin shqiptarët dhe serbët dhe për gjithçka.

Lajme

15/05/2018 22:00

I plotësuar (22:00) – “Njerëzit e ndershëm kurrë nuk flasin për atë se çfarë kanë biseduar në takime të mbyllura pasi atëherë këto takime nuk do të ishin të mbyllur. Këtë e bëjnë njerëzit që nuk janë të ndershëm dhe andaj asnjëherë nuk kam komentuar marrëzira të ndryshme që kam dëgjuar shumë në opinionin e Prishtinës, atë të Tiranës dhe në opinionin e Beogradit”, ka thënë Vuçiq në intervistën për televizionin Klan.

“Komenti im është që do të flas në të gjitha temat dhe për gjithçka. Ashtu siç kam qenë i gatshëm të përgjigjem këtu për të gjitha dhe për çdo temë pasi nuk është problem të flasim, por problem është të mos gjejmë asnjë zgjidhje dhe nuk është asnjë lloj mëkati të flasim për diçka apo për çdo gjë. Mëkat është të mos gjejmë një zgjidhje apo të gjejmë zgjidhje që do të thoshte thyerje për njërën palë në dialog”.

“Me kryeministrin Edi Rama kam folur disa herë. A kemi folur ne thellësisht për çështjen e Kosovës, jo në ketë mënyrë. A jam i gatshëm të flas me të gjithë për çështjen shqiptare dhe çështjen serbe, unë jam i gatshëm dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe dhe asgjë të gabueshme. Kreun e qeverisë tuaj e respektoj shumë dhe ai ka ardhur në Beograd edhe pse në fakt takimet kanë qenë disi ashtu…ai ka dashur që këtu të fitoj pikë politike ndoshta dhe unë ia kam kthyer në mënyrë të njëjtë në Tiranë shpresoj, por marrëdhëniet tona sot janë tjera”.

Vuçiq: As ne, as Kosova nuk kemi më fëmijë për të luftuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se di duhet të zgjidhet çështja e territorit të Kosovës dhe se sipas tij koha e luftërave ka përfunduar.

“Edhe ajo që e kërkojnë shqiptarët është përkufizim vetëm se ata kërkojnë njëqind përqind të territorit të Kosovës. Pse do të mendonit ju se përkufizimi me 100 për qind të territorit të Kosovës më i drejt dhe më e mirë se sa me 90 përqind apo me 50 apo 30 përqind”, ka thënë Vuçiq në intervistën për televizionin Klan.

“Thjesht lejoni njerëzit të kenë të drejt të kenë mëndim të ndryshme. Kam patur këtu edhe ide në numër më të vogla por që duhet njohur pavarësinë e Kosovës kështu siç është, por edhe një numër të madh të njerëzve që mendojnë që e tërë Kosova duhet t’i takoj Serbisë, e numri më i madh i njerëzve në Serbi që të jemi korrekt dhe ju mund ta konfirmoni ose mohoni këtu tani dhe të ma thoni në sy, konsiderojnë se do të duhej të mbajmë një konflikt të ngrirë pasi gjërat në botë janë duke ndryshuar dhe Amerika është duke humbur fuqinë e saj dhe pozitën që ka patur më parë dhe një pjesë e njerëzve në Serbi përjetojnë se Kina dhe Rusia e India që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe njerëzit thonë të presim pasi Kina në vitin 2027 do të jetë fuqia e parë në botë me bruto prodhimin e saj”.

“Unë konsideroj se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe këtë e them edhe këtu çdo ditë pasi çdo shtyrje e gjetjes së zgjidhjes për një paqe afatgjatë dhe jo të një paqeje të ngrirë, pasi nuk e di se çfarë do të thotë një paqe e ngrirë dhe një konflikt i ngrirë pasi një ditë duhet shkrirë dhe do të kemi sërish konflikt dhe as ju e as ne nuk kemi më fëmijë për të luftuar dhe nuk është koha e luftërave më dhe andaj e kemi më të nevojshme se kurrë që njëri-tjetrin ta kuptojmë nëse dikush këtë dëshiron ta dëgjoj dhe ta kuptoj përkundër gjërave të politikës ditore”.

Vuçiq thotë se shqiptarët gabimisht mendojnë se i kanë mundur serbët

“Duhet të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër”, ka thënë Vuçiq,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për Klanin ka thënë se shqiptarët e kanë gabim nëse mendojnë se i kanë mundur serbët dhe se tani serbët janë të gjunjëzuar.

Por, sipas tij, ekzistojnë gabime edhe nga serbët në raport me shqiptarët.

“Duhet të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër”, ka thënë Vuçiq.

“Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucët serbe një ditë, por edhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare”.