A ju ofendon kjo fotografi? (Foto)

Kjo fotografi e modeles Ymre Stiekema duke vrapuar me vajzën e saj ngjalli debate online këtë javë, duke nxitur reaksione edhe ofenduese.

Lifestyle

28/07/2015 13:25

Fotografia e shpërndarë nga “Bugaboo” si pjesë promocionale e kampanjës për një produkt të tyre, për nënat që dëshirojnë të vrapojnë me fëmijët e tyre, deri më tash ka mbledhur mbi 400 komente në “Facebook”, raporton vogue.co.uk, transmeton lajmi.net

“Seriozisht, pse duhet të vrapojë me fëmijën e saj? Promocion i tmerrshëm! Nuk dua të gënjej ajo është një nënë e aftë, por me të vërtetë?”, ka thënë një përdorues, përderisa disa shokë të lidhur bënë shaka “Unë zakonisht jam shumë e lodhur dhe harroj që të vesh roba kur shkoj të vrapojë me fëmijët”, dhe “Po ne dukemi kështu kur vrapojmë me karrocë, apo jo?”.

   

Disa kanë qenë të ofenduar nga fotografia, duke postuar komente që përfshinin edhe ofendime, madje duke kaluar edhe vijën e kuqe. Komentet kanë qenë nga më të tmerrshmet, duke ofenduar kështu edhe iniciativën e kësaj kompanie e cila synon të bëjë reklamë për produktet e tyre, për nënat që vrapojnë duke pasur me vete edhe fëmijët në karrocë.

Kjo modele, e cila u bë qendër e vëmendjes së rrjeteve sociale, Stiekema e cila ka një vajzë dyvjeçare, Lymee, e përshkruan veten si një vrapuese, dhe këtë e ka si trashëgimi nga i ati, një vrapues i maratonave.

23 vjeçarja holandeze, e cila ka reklamuar për Pradan, Dolce & Gabbana, Calvin Kleni dhe Louis Vuitton, së fundi ka lëvizur nga Holanda drejt Nju Jorkut dhe jeton me trajnerin e saj personal dhe bashkëshortin, Wouter Komdeur.

“Unë preferoj të trajnoj vetë, por ne shkojmë në palestër së bashku. Unë e pyes nëse i bëj këto trajnime në rregull, dhe ai më pyet për këshilla, gjë që është një marrëveshje”, ka thënë ajo.

“Kur unë jam në shtëpi, unë përpiqem që të ushtroj çdo ditë, unë gjithmonë ushtrojë nëse hoteli im ka një palestër të vogël ose ndonjë lokacion të mirë për vrap. Natyrisht, nuk është fundi i botës të humbësh një ushtrim, por më mungojnë kur nuk i bëj”, ka përfunduar ajo./lajmi.net