A ju kujtohet rivalja e Zhades? Ja si duket ajo sot (Foto)

“Maiza” nga serial "Kloni" duket më ndryshe me flokët e bardha

ShowBiz

24/05/2017 10:52

Aktoren dhe prezantuesen braziliane Daniela Ecsobar, më së miri e njohim për rolin e “Maizës” në serialin shumë të njohur “Kloni”. Ajo aty luan rolin e një gruaje e cila ka kaluar jetë pranë një personi që ishte i dashuruar në një grua tjetër (Lukasin). Kurse ende më të fuqishëm rolin e saj e bënte ai i një nëne e cila vuan për vajzën që i drogohet.

Aktorja ka lindur më 16 janar të vitit 1969, pra tani ka 48 vjet. Rolin e parë e luajti në “Diário de um Novo Mundo” ku u vlerësua si aktorja më e mirë e gjeneratës së re, shkruan rtv 21.tv

Në vitin 1995 ajo u martua me Jayme Monjardim, kurse u nda në vitin 2003, nga kjo martesë ka një djalë Andre Mattarazo. Aktorja ishte martuar edhe njëherë me biznesmenin Marcelo Woellne në vitin 2009, por që edhe kjo martesë përfundoi pas një viti.