A ju kujtohet Pamela Anderson?

Dikur, Pamela Anderson ishte ëndërr e çdo mashkulli. Por, me ndërrimin e gjeneratave dhe me daljen në skenë të femrave tjera tërheqëse, ndoshta e kemi harruar paksa bukuroshen amerikane. Ajo e ka kaluar shumicën e kohës së fundit duke e ndryshuar stilin e flokëve, por Pamela i mbetet ende besnike stilit të saj seksi. Aktorja…

ShowBiz

23/12/2013 06:30

Dikur, Pamela Anderson ishte ëndërr e çdo mashkulli. Por, me ndërrimin e gjeneratave dhe me daljen në skenë të femrave tjera tërheqëse, ndoshta e kemi harruar paksa bukuroshen amerikane.

Ajo e ka kaluar shumicën e kohës së fundit duke e ndryshuar stilin e flokëve, por Pamela i mbetet ende besnike stilit të saj seksi. Aktorja amerikane i ka shfaqur këmbët e saj tërheqëse, pasi ishte veshur me një fustan të bardhë dhe me syze dielli, pasi ishte ‘armatosur’ me mall, të cilin po e dërgonte në veturën e saj.

Natyrisht, këmbët nuk janë arma e saj më e fortë, pasi që ‘Pam’ gjithmonë ishte shquar për gjoksin e saj të bujshëm. 46 vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin ‘Baywatch’, i befasoi në muajin tetor të gjithë, duke u dhënë fund flokëve të gjatë, të cilët i kishte shkurtuar, siç shihet edhe në këto fotografi.