A ju kujtohet nokauti i Wilder ndaj Fury – Britaniku ka treguar për dëmet që ka pësuar nga goditja

Tyson Fury ka zbuluar disa fakte interesante nga nokauti që kishte pësuar në duelin me Deontay Wilder.

Sport

09/02/2019 23:39

‘Gypsy King’ ka folur për fuqinë që ka ndjerë nga goditja brutale e ‘bomberit të bronztë’, e cila e la të shtrirë në tapet.

Britaniku ka bërë të ditur se ka qenë afër që të pësonte dëmtime në tru, pas atij nokauti të tmerrshëm në raundin e 12-të.

“Nuk po mendoja asgjë (pas nokautit), gati sa pësova lëndime në tru” ka thënë Fury me shaka, transmeton lajmi.net.

“Nëse kam vetëm pak energji, gjithmonë do të luftoj deri në fund. Nga një nokaut i rëndë, ai pati 2minuta e gjysmë kohë për t’i dhënë fund dhe nuk ishte i aftë” ka thënë ndër të tjerash ‘Gypsy King’.

30 vjeçari është i vendosur për një revansh me kampionin e WBC, por akoma nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështje. /Lajmi.net/