A jeni mjaftueshëm trim? Nëse e kaloni këtë provë ju fitoni pije falas në këtë bar (Foto/Video)

Një lokal në Tajlanda ka dalë me një ofertë mjaft atraktive dhe të frikshme për klientët

Fun

06/06/2017 23:21

Për të marrë pjesë në këtë konkurs ju duhet të mbani dorën tuaj në një tavolinë, ndërsa barmani përdor mjete të forta dhe të rrezikshme duke e futuar atë ne mes të secilit gisht dhe duke numëruar, transmeton lajmi.net.

Barmani përdor një çekiç, një sëpatë, një thikë kasapi.

Ai në këtë video shihet duke e sfiduar një klient i cili duket se kishte pranuar këtë sifdë dhe duket se ia del t’a mbajë dorën deri në fund pa e lëvizur fare. /Lajmi.net/