A jeni e sigurt që jeni e gatshme të martoheni?

A mund të bëheni edhe dashnore, edhe gjellëbërëse, a mund ta bëni partnerin person më të mirë apo më të keq, a jeni një kohë të gjatë në lidhje vetëm sa për të qenë – mësoni a jeni mjaft e pjekur që patjetër të martoheni.

Fun

17/09/2016 09:01

A dini të përgatitni ushqimin?
Femra e cila përgatit ushqimin do të sigurojë qetësi në shtëpi, sepse bashkëshorti i saj do të jetë i kënaqur me drekë apo darkë të mirë, ndërkaq juve ju mbetet vetëm që ta “pushtoni” në dhomën e gjumit.

A jeni tip familjar?
Mos e hiqni nga mendja se jetojmë në shekullin e 21-të dhe që ky përshkrim nuk do të thotë që patjetër të kujdesesh për fëmijët dhe të lash enët në kuzhinë, por që dëshira juaj që të rehatoheni dhe të krijoni familje të jetë më e rëndësishme se blerja e koleksioneve më të reja të gardërobës.

A është modestia cilësi juaja?
Nuk ekziston asgjë më e keqe se partneri i cili kënaqet me pak. Personi i cili nuk ka nevojë të përmirësojë veten dhe kërkesat e veta t’i çojë përpara gjithnjë e më shumë, edhe në jetën bashkëshortore nuk do të ndryshojë.

A mund të lidheni vërtet “përgjithmonë”?
Nëse ju keni filluar të mendoni që e doni partnerin tuaj, mirëpo nuk mundeni assesi ta imagjinoni ta kaloni tërë jetën me të, – fatkeqësisht është shenjë e sigurt që lidhja e këtillë nuk do të ketë ardhmëri. /Telegrafi/