A janë të dobishme cigaret elektronike për lënien e duhanit?

Shpesh kemi dëgjuar për cigaret elektronike si metodë ndihmëse për lëien e duhanit, por a ndihmojnë ato në të vërtetë?

Lifestyle

23/01/2016 01:18

Njerëzit që përdorin cigare elektronike kanë më pak gjasa për ta lënë duhanin sesa njerëzit që nuk e përdorin këtë paisje.

Shanset që të ndalohet pirja e duhanit tek njerëzit që përdorin cigare elektronike ishte 28% më e vogël sesa tek njerzit që nuk e përdorin atë, ishin statistikat e një hulumtimi të bërë nga Stanton Glantz, anëtar i lartë në institutin për edukim dhe kërkime rreth duhanit në San Francisko, raporton lajmi.net

Cigaret elektronike duken shpesh sikur cigaret normale, por ato shfrytëzojnë një lloj paisje që jep efektin e nikotinës në formë të avujve në vend të tymit.

Glantz dhe bashkëpuntorja e tij Sara Kalkhoran shtojnë se njerëzit e përdorin cigaren elektronike për arsye të ndryshme, duke përfshirë lënien e duhanit dhe marrjen e nikotinës në vende ku duhani është i ndaluar.

Por në esencë cigarja elektronike nuk ka asnjë dobi në lënien e duhanit, aq më pak kur ajo vetëm sa e vështirson këtë proces. /lajmi.net