A janë meshkujt më inteligjentë se femrat?! Studimi që shkaktoi polemika

Një studim i ri, që ka shkaktuar jo pak reagime, pretendon se meshkujt janë më inteligjentë se femrat.

Fun

18/08/2017 23:36

Shkencëtarët konkluduan se koeficienti mesatar i inteligjencës, (IQ) është 4 pikë mbi atë të femrave, sepse truri i tyre është zakonisht më i madh. Por përdorimi i IQ, që bazohet kryesisht në logjikë simbolike, është një mënyrë përllogaritje e inteligjencës që lë vend për të diskutuar, pasi është e vështirë për t’u aplikuar në jetën e përditshme.

Neurologu britanik Dr Adrian Owen e ka quajtur më herët IQ si “pa rëndësi”. Siç shkruan “The Independent“, studimi i fundit, i realizuar nga Universiteti i Erasmus në Rotterdam ka rindezur debatin për mënyrën sesi duhet matur inteligjenca.

Historia dikur ia ndalonte femrave të drejtën për të votuar dhe për të patur prona, shpesh me arsyetimin se truri i tyre ishte zikisht më i vogël, duke çuar në përfundimin e gabuar se ato janë më pak inteligjente. Por autorja dhe gazetarja për shkencën Angela Saini thotë se ky nuk është rasti dhe se studimi i fundit është pjesë e një tentative të shtrirë në kohë nga neurologët meshkuj, për të nënvlerësuar femrat.

Saini, e cila ka shkruar një libër mbi mënyrën sesi shkenca e nënvlerëson inteligjencën e femrave, duke folur për “The Sunday Times” tha: “Është shkencërisht e mirë përcaktuar se nuk ka diferencë për mesataren e përgjithshme mes femrave dhe meshkujve”. Sa i përket madhësisë së trurit, autorja e shpjegon duke thënë se femrat e kanë pak më të vogël për faktin se janë më të vogla fizikisht.

Për këtë arsye, sipas Saini, ky studim nuk qëndron. Ekspertët përdorën skanerat e detajuar të njerëzve nga mosha 22 deri në 37 – vjeç për të matur volumin e trurit të tyre dhe zonat e korteksit cerebral, që lidhen më mendimet dhe veprimet e ndërgjegjshme. Ata matën gjithashtu edhe IQ -në e tyre.

Në përfundim, ekspertët dalluan se meshkujt, kishin mesatarisht tru me volum 1.2 litra, krahasuar me 1 litër të femrave dhe se personat me tru më të madh kishin rezultatet pak më të mira në IQ. Megjithatë, në të shkuarën, studime të tjera kanë treguar se (EQ), inteligjenca emocionale është tregues më efektiv i suksesit në punë dhe më gjerë në jetë. Në këtë, femrat kanë zakonisht rezultate më të larta se meshkujt.