A janë çiftet aq të lumtura sa paraqiten në Facebook?

Besojeni apo jo, çiftet të cilat e shfaqin lumturinë e tyre përmes fotografive, selfieve apo mesazheve në Facebook janë aktualisht më të kënaqur me partnerët e tyre sa sa ata të cilët nuk bëjnë kështu, thotë një studim.

Lifestyle

17/02/2015 19:16

“Të postosh në Facebook diçka për marrëdhënien tënde me partnerin lidhet në mënyrë pozitive me kualitetin e marrëdhënies për shkak se simbolizon atë se si është në të vërtetë marrëdhënia”, thotë udhëheqësi i studimit Mai-Ly Steers nga Universiteti i Hjustonit.

Studimi ekzaminoi sjelljet e 188 çifteve në Facebook përgjatë disa muajve. Ata të cilët shpërndanin rregullisht selfie me njëri-tjetrin dhe të cilët shkruanin për lumturinë e tyre ishin në të vërtetë shumë të lumtur, gjeti studimi, transmeton Lajmi.net.

“Gjetjet tona sugjerojnë se çiftet të cilat kanë një marrëdhënie të shkëlqyer janë më të prirë për ta shprehur këtë në Facebook, që mund të ndikojë në funksionimin global të marrëdhënieve”, thanë hulumtuesit.

Studimi ishte paraqitur online në revistën Psikologjia e Kulturës së Medias.