A janë budallaqe femrat e bukura

Njëra ndër paragjykimet e rrënjosura është që femrat e bukura janë budallaqe. Konsiderohet që janë mendjemëdha dhe egoiste. E pra, a është pikërisht kështu?

Fun

11/10/2017 09:07

E para, është e njohur edhe që edhe “bukuria qëndron në syrin e vëzhguesit”, andaj çështja e këtillë e femrave të bukura vërtet është relative.

Gjithashtu, ekspertët theksojnë që shpesh femrat e kujdesshme (të rregulluara mirë), femrat të cilat i kushtojnë kujdes vetes, dukjes së tyre, veshjes dhe flokëve më shumë kohë i kushtojnë dukjes së jashtme – andaj është logjike që nuk kanë kohë të merren me gjëra të tjera. Ky është edhe një paragjykim.

E vërteta është që ato vetëm kanë prioritete të tjera, gjë që nuk e tregojnë në cektësinë apo paarsimimin.

E vërteta është, edhe siç thekson Deborah Duun, psikoterapeute, që femrat e mençura dhe të suksesshme shumë shpesh bien në lidhje të këqija dashurore. Lidhur me këtë ka shkruar libër.

Në librin e vet “Stupid about Men: 10 Rules for Getting Romance Right” Dan konstaton që kështu është për shkak që femrat në të vërtetë janë të varura nga romantika, transmeton Telegrafi.

“Romantika është drogë e cila pengon femrën që të përballet me problemet reale në jetë. Kjo është mënyra me të cilën ato i shmangen jetës reale. Është normale që dëshirojnë të dashurohen dhe e duan romantikën, por jo me çdo kusht”, shkruan autorja.

Sjellje e pakuptimet është kur femra në tërësi “i imponohet” mashkullit i cili nuk është i mirë për të.

Terapeutja e njohur thotë që femrat kanë mundur më herët të vërejnë shenjat paralajmëruese, mirëpo vendosin të jetojnë në iluzione.

“Femrat e duan tregimin dashuror sikur në përralla, andaj lidhjen e fillojnë me pritje joreale në kuptimin e martesës apo të lidhjeve afatgjata. Ato dëshirojnë që ai mashkull të shërojë plagët dhe traumat e tyre.

Femrat janë rritur me përrallat të cilat propagandojnë pikërisht këtë mit, përrallat i kanë mësuar që fuqia e dashurisë mund t’i ndryshojë”, shpjegon Duun. /Telegrafi/