A ishte vrarë JFK për shkak se dëshironte të zbulonte sekretet e UFO-ve? (FOTO)

Teoritë konspirative për vdekjen e presidentit John F. Kennedy nuk kanë të ndalur.

Bota

07/01/2016 13:29

 

Presidenti ishte vrarë me 22 nëntor të vitit 1963 gjatë udhëtimit të tij me veturë përgjatë qendrës së Dallasit, Teksas.

Një teori e re sensacionale nga eksperti i UFO-ve, Scott C Waring, thotë se presidenti ishte vrarë pasi që ia kishte dërguar një letër shefit të CIA-së, vetëm 10 ditë para se të vritej, letër në të cilën kishte kërkuar që të bëjnë publike gjithçka që dinë rreth UFO-ve, raporton lajmi.net.JFK Was Murdered By CIA After Threatening Release Of UFO Secret image

Gjithashtu është raportuar se presidenti kishte dërguar letër NASA-së në të cilën kërkohej që ata të bashkëpunojnë me Sovjetikët në çështjen e UFO-ve.JFK Was Murdered By CIA After Threatening Release Of UFO Secret image

Scott Waring gjithashtu e ka vënë në pyetje deklaratën e kandidates për presidente, Hillary clinton, ku ka premtuar se do t’i bëjë publike të gjitha dokumentet e UFO-ve.

“Kandidatja presidenciale Hillary Clinton ende nuk e din, por ajo nuk ka fuqi apo autorizim për të bërë publike informacione të tilla… CIA do të vriste atë para se t’i publikonte, njëjtë sikurse kanë vepruar me JFK… Hillary do të jetë shumë e frikësuar nga CIA për të publikuar informacione të tilla”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ende nuk ka diçka konkrete sa i përket UFO-ve apo vdekjeve që lidhen me këtë temë. /lajmi.net