A ishte ulja në detyrë, arsyeja që ish- oficeri i policisë bëri vetëvrasje?

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin sot në mëngjes, pasi një inspektor policie vrau veten me armën e shërbimit brenda Komisariatit, pak pasi kishte përfunduar turnin.

Lajme

24/04/2018 12:43

Mësohet se shkak i vetëvrasjes së Kastriot Fafajt ka qenë presioni nga ulja në detyrë. Fafa nuk e ka përballuar dot stresin nga ndryshimet që ishin bërë së fundmi në policinë e Fierit, pasi e kishin hequr si inspektor të zonës së Semanit dhe e kanë cuar polic me patrullën e Përgjithshme të Rendit.

Kjo lëvizje dyshohet të jetë shkaku i vetëvrasjes se policit.